Gazeta Si – Në zonën e njohur si kryqëzimi i ish-degës së brendshme në Shkodër është djegur një apartament.
Si pasojë e flakëve, është dëmtuar një e moshuar. Pas 1 ore lufte me flakët, është arritur që të nxirret e moshuara e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit.
Shërbimi zjarrfikës, policia dhe banorët e pallatit kanë ndërhyrë për të nxjerrë të moshuarën.
Për pasojë, e moshuara ka pësuar djegie të trupit dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri në banesë është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




