Nga Gazeta Si – Një 74-vjeçar në Vlorë është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 22.05.2022, në lagjen ‘10 Korriku’, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete shtetasi B. Xh., 74 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




