Ka ndodhur

Vidhnin makina me çelësa të klonuar në Tiranë dhe i shisnin në Fushë Krujë

Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar për vjedhje automjetesh.

Policia thotë se në pranga janë vënë: E.P., 35 vjeç, E.S., 39 vjeç dhe L.T., 30 vjeç.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë