Ka ndodhur

Korçë, drejtuesja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur në Korçë pas mesnatës së kësaj të shtune. Policia thotë se rreth orës 01:10, shtetësja S.C., duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë drejtuesja ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e Korçës. Pas ndihmës së parë të marrë aty, ajo është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë