Ka ndodhur

Aksidenti i dy të rinjve në ‘Rrugën e Kombit’, pas dajës ndërron jetë dhe nipi

Gazeta Si – Pas vdekjes së 25-vjeçarit Andi Rusta, ka ndërruar jetë edhe nipi i tij, 19-vjeçari Xheku Logu, i cili ndodhej në makinën që u përfshi mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit.

Për fat të keq 19-vjeçari dha frymën e fundit në spitalin e Traumës në Tiranë.

19-vjeçari është nip i 25-vjeçarit Andi Rusta, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Lajmi për vdekjen e 19-vjeçarit u konfirmuan nga një afërmi i të riut, i cili nëpërmjet një postimi në Facebok shpreh trishtim dhe dhimbje për largimin nga jeta e dy të rinjve.

Familja e të riut ka nxjerrë gjithashtu lajmërimin e vdekjes së 19-vjeçarit. Varrimi i Xheku Logut do të bëhet të premten, 20 maj ora 11:00.

Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë