Gazeta Si – Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, ku një person ha humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Një automjet tip “Benz” me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës.
I plagosuri, i cili është në gjendjet të rëndë ndodhen në Spitalin Rajonal të Kukësit. Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit, pasi në rrugë nuk janë vënë re gjurmë të frenimit. Pjesa e rrugës, nga ku ka dalë automjeti jashtë saj nuk ka trafikndarëse.
Policia ka nisur punën pë zbardhjen e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




