Ka ndodhur

Bulqizë, i riu kapet me pistoletë dhe ora të dyshuara kontrabandë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar, J.Ll., 30 vjeç, banues në Bulqizë është proceduar në gjendje të lirë, pasi i është sekuestruar një pistoletë sinjalizuese.

Po ashtu atij i janë gjetur dhjetëra ora të dyshuara të kontrabanduara, një shumë parash dhe një automjet.

Policia thotë se i riu nuk dispononte faturë për mallrat dhe as dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të shumës së eurove që iu gjetën në banesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë