Ka ndodhur

Kapen me kallashnikov në makinë, në pranga dy të rinj

Gazeta Si – Një person që qarkullonte me armë zjarri me vete si dhe pasagjeri që ishte në automjet me të, janë arrestuar në Tiranë.

Policia thotë se me finalizimin e operacionit të koduar “Tracing”, u arrestua S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Ky i fundit ishte duke lëvizur  në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip “Volksëagen”, ku kishte dhe armën e zjarrit tip kallashnikov.

Po ashtu, në pranga u vu edhe S. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë