Ka ndodhur

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, familja mbetet mes katër rrugëve

Gazeta Si – Një banesë në Mbrostar-Ferko të Fierit është shkrumbuar plotësisht nga zjarri mëngjesin e kësaj të hëne.

Në godinën thuajse të shkatërruar, jetonte Astrit Meto me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike.

Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore, ndërsa Meto ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin.

Zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij, njofton policia.

Të ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët qajnë, pasi nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë.

Familja jetonte duke mbledhur bidonë në koshat e mbeturinave të rrugëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë