Gazeta Si – Dy aksidente tragjike kanë ndodhur pasditen e të dielës në Divjakë dhe Lezhë. Një 31-vjeçar ka humbur jetën në në Divjakë rreth orës 14:20 në fshatin Fierseman.
I riu, me iniciale D.D., banues në Remas, Divjakë po drejtonte automjetin tip “Ford” dhe ka rënë në një kanal me ujë.
Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Lezhë, ku ka humbur jetën një 40-vjeçar.
Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll.
Mësohet se viktima, Pashk Deliaj, ishte duke drejtuar motorin e tij kur humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe u përplasur me një shtyllë.
Viktima ishte polic në burgun e Shënkollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




