Gazeta Si – Një person i moshës 32-vjeçare, me iniciale A.L., ka tentuar këtë të premte të futet në ambientet e kryeministrisë në kryeqytet.
Ai madje ka goditur edhe një roje të Gardës së Republikës, por më pas është ndaluar dhe është shoqëruar nga policia.
Të riut i është komunikuar edhe vepra penale për të cilë akuzohet, “Prishja e qetësisë publike”. Janë të paqarta motivet përse 32-vjeçari ka tentuar të hyjë në selinë e qeverisë shqiptare.
Por sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




