Ka ndodhur

Sherr në një lavazh në Bulqizë, goditen me sende të forta dy të rinj

Gazeta Si – Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje në Bulqizë.

Policia thotë se se incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi.

Nga hetimet e kryera, del se B.Ç., M.P., D.Ç., dhe S.C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta  E.T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup.

Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në pranga për rastin janë vënë B.Ç, 26 vjeç dhe M.P., 27 vjeç, banues në Bulqizë.

Kurse në kërkim janë shpallur D.Ç, 29 vjeç; S.C., 26 vjeç, të cilët pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes kanë arritur të largohen. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë