Gazeta Si – Disa automjete janë përplasur në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Qafë-Kasharit mesditën e të enjtes.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë jashtë rrugës, ndërsa 4 automjetet e tjera, janë ngjeshur njëra-pas tjetrës.
Sipas policisë ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar të qarkullimi të automjeteve.
Ndërsa policia nuk shihet në vendin e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




