Ka ndodhur

Konsumoi një sasi ilaçesh, i burgosuri vjedh bisturinë në spitalin e Korçës

Gazeta Si – Një person, i cili gjendej në burgun e Drenovës, u dërgua në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore për shkak se kishte konsumuar një sasi ilaçesh.

Por pas kurimit në spital, dyshohet se ai ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi.

Mjeti prerës është kapur gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve kur i dënuari është rikthyer.

Ky person mund të jetë i paraburgosur në IEVP Drenovë ose i burgosur i sigurisë së zakonshme, fakt i cili pritet të zbardhet nga hetimet e mëtejshme.

Mësohet se do të procedohet për nenin 324/a të Kodit Penal për futjen e sendeve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë