Gazeta Si – Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë me Ukrainën, me fitoren e mundshme në lindje që mund të mos i japë fund konfliktit.
Ky paralajmërim vjen në një kohë kur luftimet e ashpra po vazhdojnë në lindje të Ukrainës, ku Rusia po përpiqet të marrë territor.
Moska i ka ripërqëndruar trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina i rezistoi përpjekjeve që Rusia të merrte kryeqytetin, Kievin.
Drejtori i inteligjencës amerikane, Avril Haines tha në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit të SHBA se Putini ishte ende duke synuar që të arrijë qëllime përtej Donbasit.
Sipas raporteve nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kievit, boshti i operacioneve të Moskës është i drejtuar nga jugu i vendit.
Ushtria ruse – thuhet në raportin e përditshëm – po kryen armiqësitë më aktive në drejtimet e Slobozhansky dhe Donetsk, duke u përpjekur për të kapur në drejtim të Kryvyi Rih, në jug të Ukrainës.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm – dhe është një shënim interesant, sepse dëshmon për vështirësitë ruse në terren – njësitë e Moskës po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të trupave ukrainase drejt kufirit dhe për të kryer aktivitete zbulimi në veri dhe në lindje të qytetit të Kharkiv.
Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, “Forcat tona të Armatosura na kanë dhënë vetëm lajme të mira nga rajoni i Kharkiv. Banorët janë të shtyrë gradualisht” prej andej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.