Ka ndodhur

Nxirret i pajetë trupi i turistit gjerman që ra në humnerë në Alpet e Valbonës

foto e aksidentit

Nga Gazeta Si -Policia ka konfirmuar vdekjen e një prej turistëve gjermanë që ranë në humnerë ditën e sotme duke eksploruar zonën e Valbonës. Viktima është shtetasi D. J., 30 vjeç, ku para pak minutash është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të tij.

Bashkë me të ka qenë dhe shtetasja M. S., 29 vjeçe. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit.

Dy turistët kanë rënë në humnerë duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur me dëborë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë