Gazeta Si – Një 30-vjeçar në Shkodër tenton të përdhunojë një grua në banesën e saj.
Gjatë tentativës, ai sulmoi më pas djalin e gruas që mbërriti në shtëpi.
I riu është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga gruaja 48-vjeçare, e cila njoftoi policinë.
Ajo tha se ai kishte tentuar ta përdhunonte, por në momentin që kishte arritur djali i saj në banesë, agresori e kishte goditur me thikë.
Si pasojë e sulmit, djali i saj 26-vjeçar ka marrë lëndime të lehta. Sipas policisë, rezulton se K.G., 30 vjeç, banues në Shkodër ka precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, policia ka sekuestruar edhe një armë gjahu pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




