Gazeta Si – Rreth 20 punonjës të inceneratorit të Fierit kanë protestuar këtë të hënë, pasi kanë 4 muaj që nuk kanë marrë rrogat.
Punëtorët kanë bllokuar hyrjen e incineratorit dhe nuk lejojnë kalimin e automjeteve të rënda të mbushura me mbetje urbane.
“Kemi që në muajin janar e deri tani nuk kemi martë rrogat për vitin 2022 dhe nuk na japin asnjë lloj përgjigje, do i merrni sot, do i merrni nesër dhe ne kemi ngelur si peshku pa ujë, – ankohen ata. – Nuk kemi administrator, po vijmë po bëjmë punën tonë rutinë, pa administrator. Kjo është protesta e dytë dhe nuk na jep njeri shpjegim. Ne u detyruam të bllokojmë hyrjen që të dëgjohemi se ka rënë në vesh të shurdhër”, thotë një punëtor.



Mësohet se mbetjet që ndodhen në automjetet e bllokuara, vinin nga Patosi, Roskoveci, Fieri e Lushnja.
Nga ana tjetër shoferët e kamionëve që kanë ngelur në pritje thonë se nëse nuk i lejojnë që të shkarkojnë mbeturinat do të ikin të ngarkuar.
Punëtorët janë më së shumti mirëmbajtës, roje nate, mekanikë dhe kërcënojnë se do të bllokojnë depozitimin e mbetjeve urbane dhe nuk do të lejojnë asnjë mjet të futet brenda territorit të inceneratorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




