Bota

Zelenskij kërkon paqe me rusët pa kthimin e Krimesë. SHBA, paketë ushtarake 150 mln $

Gazeta Si – Për herë të parë në mënyrë të qartë dhe të pastër, Volodimir Zelenskij bën thirrje për paqe me Rusinë “nëse forcat e Moskës tërhiqen nga pozicionet e 23 shkurtit”, pra pa i kthyer Krimenë Ukrainës.

Ai u shpreh se ishte lideri i “Ukrainës, jo i një mini-Ukraine”. Por nuk e përmendi Krimenë, të aneksuar nga Rusia në 2014.

duke folur nga Kievi në institutin Chatham House në Londër, Zelensky tha se nuk mund të vihej në dyshim që Rusia të mbajë territorin që ka pushtuar që kur nisi agresionin ushtarak në Ukrainë.

“Për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi duhet të jetë rikthimi i situatës që nga 23 shkurti”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga BBC, duke iu referuar një dite para fillimit të luftës.

“Unë u zgjodha nga populli i Ukrainës si president i Ukrainës, jo si president i një mini-Ukraine. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, shtoi ai.

Referenca për situatën e 23 shkurtit sugjeron se Ukraina mund të mos insistojë në rimarrjen e Krimesë përpara se të bëjë paqe me Rusinë. Gadishulli u aneksua nga Rusia tetë vjet më parë.

Ndërkohë, paketa e re e ndihmës ushtarake e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën kap vlerën e 150 milionë dollarëve.

Kështu ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Tëitter. Bëhet fjalë për, “pajisje dhe furnizime ushtarake për të forcuar mbrojtjen dhe për të kundërshtuar ofensivën ruse në lindje”, shkroi Blinken.

Në mënyrë të detajuar, furnizimi i ri përfshin 25,000 predha 155 mm, tre radarë antiraketë AN/TPQ-36, pajisje për ndërhyrje elektronike dhe pjesë këmbimi.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, shpjegoi në një shënim. “Fondet e përfshira në këtë paketë janë krijuar për të përmbushur nevojat kritike të Ukrainës në luftimet e vazhdueshme kundër forcave ruse që vazhdojnë të përparojnë në Ukrainën lindore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë