Drejtësia

Për herë të parë SPAK i konfiskon pasuritë një deputeti, demokratit Kasem Mahmutaj

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka konfiskuar disa pasuri të deputetit të qarkut Berat, Kasem Mahmutaj.

Bëhet fjalë për 2 pasuri të paluajtshme tokë truall, 1 automjet dhe  apartamente në pronësi të deputetit, me dyshimin se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.

Kasëm Mahmutaj bëhet kështu është deputeti i parë i Republikës së Shqipërisë që i konfiskohet pasuria.

Pasuritë u konfiskuan me kërkesë të SPAK-ut, pasi Kasëmi është vëllai i Gazmend Mahmutaj, subjekt i OFL-së.

Me dyshimin se pasuritë e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal, Gjykata e Posaçme ka konfiskuar në total 22 pasuri, që janë në pronësi të Gazmend Mahmutajt, familjarëve të tij në Berat apo lidhjeve miqësore e shoqërore të këtij subjekti.

Referuar vendimit të gjykatës, tre vëllezërve Mahmutaj i janë sekuestruar një pallat, apartamente automjete dhe disa ndërtesa të cilat janë në proces legalizimi.

Pasuritë janë në emër të vëllezërve Gazmend, Behar dhe Kasem Mahmutaj.

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Gazmend Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020.

Ai njihet si person me precendent kriminal. Mahmutaj është dënuar me 25 vite burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të  konfiskoheshin.

Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.

Deputeti demokrat u bashkua me grupin e Rithemelimit të Sali Berishës para pak ditësh, duke marrë pjesë edhe në Kongresin e PD të zhvilluar në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë