Ka ndodhur

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, plagosen tre persona

foto ilustruese per aksidentin

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së enjtes në Rrugën e Kombit, pranë Rubikut.

Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin ku u përfshinë 3 makina.

Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe ende nuk dihet gjendja e tyre.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë