Ka ndodhur

Zvicra heq të gjitha masat për udhëtarët shqiptarë

Foto e Zvicrës

Zvicra ka hequr të gjitha masat kufizuese për shqiptaret që duan te udhëtohet drejt saj.

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se nga data 2 maj situata kthehet në kushtet para pandemisë pa asnjë kufizim.

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës. Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë