Efektet e zgjatura të Covid-19 në ekonomi po fillojnë të qartësohen. Anketat tregojnë se forcat e punës mund të punojnë 2-3 ditë në javë nga shtëpia, ndryshe nga 2019-a.
Kompanive u është kthyer oreksi për shpenzime kapitale. Pandemia duket të ketë nisur një spirale të sipërmarrjeve në botën e pasur.
Ekonomistët po fokusohen tek vrulli i firmave të reja në Amerikë, por trendi është më i gjerë.
Nga të dhënat e vendeve të pasura, duket se në tremujorin e fundit të vitit 2021, Start Up-et e reja u rritën me 15% nga mesatarja e rritjes gjatë pandemisë. Rreth 1 mln kompani të reja janë shtuar në vendet e OECD-së dhe sidomos ato të pasura. Krahasuar me mbarëvajtjen e biznesit në 2020-n.
Vrulli nuk po ndodh kudo. Në vitet 2000, italianët themeluan rreth 400.000 firma në vit. Në 2021-shin, ata ngritën vetëm gjysmën e kësaj shifre.
Por vende të tjera janë më dinamike. Në Amerikën e viteve 2010 e në vazhdim, punonjësit e kompanive të mëdha ishin në rritje. Në viti në 2021, ata lëvizën në kompani më të vogla.
Britania po përjeton një trend të njëjtë. Numri i bizneseve në Gjermani është rritur nga 2019-a. Në Francë numri i Start Up-eve është rritur me 70% nga se ishte më herët.
Disa nga këto kompani janë në industri magjepsëse. Caroline Girvan e nisi Start Up-in e saj të fitnesit pasi mori qindra miliona shikime në rrjetet sociale.
Më shumë ndërmarrje janë më mirë për ekonominë, Bizneset e reja nga ide të freskëta që tërheqin punëtorë “të vjetër” në kompani të reja. Shumë ekonomistë gjejnë një lidhje midis krizës financiare të 2007-s dhe produktivitetit të ulët në kompani. Kështu, një rimëkëmbje me më shumë Start Up-e synon krijimin e vendeve të reja të punës.
Ka tre shpjegime për vrullin e startupeve. E para lidhet me financat personale. Nga 2017-a, tregjet e punës u forcuan dhe futën më shumë para në xhepat e punonjësve. Me disa para poshtë jastëkut, njerëzit janë ndjerë gati për të provuar gjëra të reja që shpjegon hapjen e shumë bizneseve. Po ashtu, gjatë pandemisë, qeveritë dhanë para për qytetarët, dhe karantinimi i lejoi ato të kursejnë më shumë.
Shpjegimi i dytë lidhet me rishpërndarjen ekonomike. Pandemia ndryshoi habitatet konsumatore dhe financuese gjeografikisht dhe kërkesa po ashtu. Qendrat e qytetit u zëvendësuan nga periferitë. Industritë, sidomos ato të tregtisë, u përshtatën online dhe u pëlqyen më shumë, sepse duhej ruajtur distanca.
Shpjegimi i tretë është i vështirë për tu matur, por mund të ketë efektin më afatgjatë. Pandemia i kujtoi njerëzve se jeta është e shkurtër dhe kjo i ka inkurajuar ata të ndërmarrin më shumë risqe.
Kjo ndodhi në Amerikën e pas Luftës së Parë Botërore, kur nisi vrulli i parë i krijmit të kompanive.
Burimi: The Economist/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.