Ka ndodhur

I maskuar dhe me armë, i riu grabit 39-vjeçarin në Vaun e Dejës

Gazeta Si – Një 39-vjeçar në Vaun e Dejës në Shkodër, është grabitur nën kërcënimin e armës nga një 26-vjeçar i maskuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, ku 26-vjeçari i arrestuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) 39-vjeçarit, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e autorit, u gjet dhe u sekuestrua, 1 armë zjarri pushkë, krehëra pushke, 220 fishekë luftarak.

Autorit iu gjet edhe një maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë