Ka ndodhur

Tropojë, ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Valbonë, pasi akuzohen se kanë ndërtuar pa leje në një zonë të mbrojtur.

Në pranga ra P. J., 64 vjeç, banues në fshatin Rrogam, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Rrëzë Brijës”, i cili është zonë e mbrojtur.

Po ashtu, u arrestua edhe S. S., 75 vjeç, banues në fshatin Valbonë, pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në vendin e quajtur “Bujtina Jezerca”, në fshatin Valbonë, i cili është zonë e mbrojtur.

Ligji për zonat e mbrojtura ndalon çdo lloj ndërtimi industrial brenda parqeve kombëtar.

Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë