Ka ndodhur

Kapen 9 kg kanabis në bagazhin e makinës në Rrugën e Kombit

Gazeta Si – Nëntë kg kanabis sativa janë gjetur gjatë kontrollit të një makine në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Reps, Mirditë.

Fillimisht policia ka lokalizuar makinën e më pas e ka ndaluar për kontroll.

Në bagazhin e mjetit ka gjetur 2 qese të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike, e cila pas peshimit rezultoi 9 kilogramë.

Në flagrancë është arrestuar pasagjeri, kurse shoferi i makinës është arratisur. Blutë janë vënë në kërkim të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë