Ka ndodhur

Shkonte për në banesë, 32-vjeçari kanoset me armë në Laç

Gazeta Si – Një 32-vjeçar ka denoncuar në polici se është kërcënuar me armë teksa po shkonte në banesë mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.6 të Laçit në afërsi të shinave të trenit. Policia thotë se 32-vjeçari me iniciale S.D., po udhëtonte me makinën e tij për të shkuar në banesë.

Gjatë këaj kohe ai është kërcënuar me armë nga disa persona të cilët udhëtonin me një makinë tjetër. Këta persona, ka denoncuar 32-vjeçari, qëllonin me armë në ajër dhe më pas u larguan.

Policia shkoi në vendngjarje sapo mori denoncimin e të riut. Ky i fundit nuk pësoi lëndime, por as automjeti i tij nuk është prekur nga plumbat. 

Ndërsa autorët e dyshuar policia i ka identifikuar dhe i ka shpallur në kërkim. Për shkak të hetimeve, nuk bëhen me dije identitetet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë