Ka ndodhur

Sarandë, 43-vjeçari plagos me thikë dy vëllezër minorenë për… qenin!

Gazeta Si – Dy vëllezër minorenë janë plagosur me thikë nga një 43-vjeçar mbrëmjen e të dielës në Sarandë.

Sipas policisë, Ibrahim Duda ka goditur me thikë dy vëllezërit K.G 18-vjeç dhe 16-vjeçarin D.G, të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se vëllzezërit kanë shtypur me makinë qenin e 43-vjeçarit dhe ai në henjë hakmarrjeje i ka goditur.

Mësohet se dy vëllezërit kanë qenë në një kreperi kur ka ndodhur ngjarja.

Ata janë goditur njëri me mjet prerës dhe tjetri me mjet shpues thotë policia, e cila ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

16  vjeçari D.G., ka vetëm një plagë në krah. Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Duda është një person me precedentë penalë, i arrestuar më parë për vjedhje dhe njihet si përdorues i lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë