Ka ndodhur

Në makinë nën efektin e drogës, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Policia Rrugore arrestoi një 21-vjeçar i cili rezultoi të drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike.

Ai ishte duke qarkulluar në rrugën “Xhanfize Keko” kur është ndaluar nga Policia Rrugore, e cila vlerësoi ti bënte testin e drogë me aparatin “AquilaScan”.

Ky është rasti i dytë kur drejtues mjetesh kapen duke drejtuar mjetin nën efektin e drogave, pasi më herët në pranga ka përfunduar edhe një 25-vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë