Ka ndodhur

Gjyshja denoncon në polici zhdukjen e nipit 34-vjeçar në Tiranë

Gazeta Si – Një 52-vjeçare është drejtuar pranë policisë së Tiranës të premten, 22 prill, duke denoncuar humbjen e nipit të saj.

Gruaja tha se nipi 34-vjeçar vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se kishte humbur kontaktet me të.

Duke mos e gjetur te të afërmit dhe shokët, ajo i është drejtuar policisë, duke kërkuar prej tyre të nisin kërkimet.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të të riut në Tiranë, edhe pse policia thotë se po vijon kërkimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë