Ka ndodhur

Bulqizë, 30-vjeçari nuk pranon testin e alkoolit dhe godet policët

Gazeta Si – Një person ka rënë në pranga dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Bulqizë, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar dhe dhunuar fizikisht dy punonjës policie.

Policia thotë së u ndalua drejtuesi i mjetit, shtetasi, I. L., 30 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.

Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen, por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që  mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë