Ka ndodhur

Lojëra fati nga celulari, kapet 35-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

I riu, i identifikuar si D.B., ushtronte aktivitetin e lotarive sportive në një lokal në rrugën “Enriko Telini”.

Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë