Gazeta Si – Dy perona ka në rënë në pranga në Tiranë, pasi lëviznin të armatosur dhe lëndë narkotike me vete.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Similar”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Armand Rika dhe Juxhin Gjon Bocari.
Ky i fundit është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje mbetur në tentativë, përndjekje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.
Në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, policia ka ndaluar automjetin tip ‘Opel’ që drejtohej nga Armand Rika, 34 vjeç ndërsa pasagjer ishte Juxhin Gjon Bocari, 30 vjeç.
Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Ndërsa në banesën e Rikës, në rrugën “Jaho Gjoliku”, u gjetën sasi municioni luftarak, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza.
Si dhe pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dy peshore elektronike, së bashku me armën e zjarrit pistoletë dhe automjetin.
Rika akuzohet veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërsa Bocari akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, i dënuar më parë për vrasje mbetur në tentativë, përndjekje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




