Ka ndodhur

Tiranë, goditi policin me makinë pasi refuzoi të paguante gjobën

Gazeta Si – Një 43-vjeçar në Tiranë ka përplasur një punonjës policie dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ndodhi në rrugën “Thoma Koxhaj”. Ermal Muçolli kundërshtoi efektivin për gjobën që i vendosi, e goditi dhe më pas u largua me mjetin e tij.

43-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, në dëm të shtetasit me iniciale Z. M., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme.

Punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë