Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri një 44-vjeçar në Lushnjë, autori ende i paidentifikuar

Gazeta Si – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Lushnjës, afër stacionit të trenit. I plagosuri është shtetasi Kujtim Meta, 44 vjeç. Ai është transportuar menjëherë për në spitalin e Lushnjës dhe më pas drejt Tiranës.

Në vendngjarje ka shkuar policia, që ka bërë edhe rrethimin e zonës dhe është vënë në kërkikm të autorit të ngjarjes. “Sot, rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit”, – shkruhet në njoftimin e policisë.

I plagosuri Kujtim Meta është një shofer kamioni dhe nuk ka precedentë penalë. Ai ishte duke lëvizur vetëm në atë moment dhe dyshohet se nuk ka qenë shënjestra e atentatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë