Ka ndodhur

Krujë, 20-vjeçari merret peng dhe dhunohet në pyll

Gazeta Si – Një 20-vjeçar është marrë peng për disa orë në Krujë dhë u dhunua në një zonë të pyllëzuar në Krastë.

Policia thotë se ka arrestuar autorin, D. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ky i fundit kishte marrë në automjetin e tij tip “Audi”, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas policisë, shtetasi D. H. i ka mërrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë