Ngjarje

Plagoset me armë zjarri një 28-vjeçar në Shkodër: S’e di kush më qëlloi

Gazeta Si - Një 28-vjeçar, i identifikuar si Edis Reçaj, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të martës në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta në lagjen "Perash" të qytetit dhe ai ndodhet jshtë rrezikut për jetën. I riu mori një plumb në këmbë, ndërsa në spitalin e Shkodrës e dërgoi i vëllai.

Në dëshminë e tij në spital, i riu ka thënë se nuk e njeh personin që e ka qëlluar dhe se ai i kishte shkuar nga pas.

"Personi ka qenë me kapuç të zi në kokë, erdhi nga mbrapa dhe më ka plagosur në këmbë dhe është larguar me shpejtësi. Nuk kam konflikte me asnjë person apo probleme me persona të tjerë", ka thënë ai.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se i plagosuri dhe autori kanë qenë bashkë në të njëjtin automjet. Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri pikërisht në makinë.

Edis Reçaj, nuk është person me precedent penal, por ndërkohë rezulton se është nipi i Edmir Alisë, i ekzekutuar në vitin 2014 për pazare droge. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me plagosjen e Reçajt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë