Ka ndodhur

Merr flakë në lëvizje makina në Llogara, shkrumbohet e gjitha

Gazeta Si – Një makinë tip “Ford” ka marrë flakë në ecje të mërkurën në mëngjes në LLogara dhe është shkrumbuar totalisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Makina është në pronësi të shtetasit A.K dhe nga të dhënat paraprake në vendin e ngjarjes nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë