Politike

PS nuk do të përjashtojë djalin e Aqif Rakipit nga grupi parlamentar

Partia Socialiste nuk do të përjashtojë Ornaldo Rakipin, djalin e Aqif Rakipit nga grupi parlamentar. Në këtë përfundim ka dalë mbledhja e kësaj të marte e grupit, e thirrur për të propozuar emra për kandidatë për president.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shtetet e Bashkuara, aleatit tonë strategjik”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Departamenti i Tregtisë në SHBA përfshiu në listën e personave që duhej t’u sekuestrohen pasuritë në SHBA, apo institucionet financiare amerikane nëpër botë Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin. Rakipi, ish-deputet akuzohet nga SHBA si i lidhur me një grup të krimit të organizuar, ndërsa Ndroqi se ka përdorur median për shantazhe e zhvatje.

Vendimi nuk publikim i Departamentit të Shtetit, por i Departamentit të Tregtisë, që vendime të ngjashme ndërmerr pasi persona të caktuar janë përfshirë në listën ‘non grata’ nga DASh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë