Gazeta Si – Tre të rinj që hidhnin në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara janë arrestuar në Tiranë pas disa javë hetimesh.
Në kuadër të operacionit të koduar “50 Dollars”, kanë rënë në pranga 29-vjeçari V.K., E.D., 32 vjeç dhe E.K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.
Të rinjtë dyshohet se kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollarë.
Në total, sasia e parave të falsifikuara të hedhura në qarkullim është 3,650 dollarë amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




