Ka ndodhur

Probleme me furnizimin e energjisë elektrike në Lezhë nga erërat e forta

Gazeta Si – Për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë Lezhën gjatë dy ditëve të fundit, vijojnë problemet në furnizimin me energji në disa zona.

OSHEE bën të ditur se në lidhje me situatën e krijuar për furnizimin me energji elektrike në Lezhë të shkaktuar nga erërat e forta, është punuar gjatë ditës së djeshme edhe në orët e vona të natës, si edhe vazhdon të punohet për rikthimin e energjisë në zonat e mbetura pa energji, siç janë zonat Kallmet, Rraboshtë, Fishtë, Krajën, Gjadër, Mabë, Zejmen, Pllanë, Rrilë e Tale.

Njoftohet se rikthimi i energjisë do të realizohet deri në orët e drekës për të gjitha zonat pasi janë ngritur 10 Grupe pune për rikthimin e energjisë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë