Ka ndodhur

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet 52-vjeçari

Gazeta Si – Një 52-vjeçar është arrestuar në Durrës për llogari të drejtësisë italiane me akuzën e shfrytëzimit për prostitucion.

Policia bën me dije se është prangosur E.Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë