Ka ndodhur

Sherr në Korçë, i riu godet me qytën e pistoletës 29-vjeçarin

Gazeta Si – Një 30-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet se ka plagosur një shtetas. Sipas burimeve policore, në pranga përfundoi Arsen Metko, i cili pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e armës së zjarrit tip pistoletë, shtetasin B. H., 29 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të Metkos, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë