Ka ndodhur

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë motrat dhe babain, arrestohet i riu në Tiranë

Gazeta Si – Një 30-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi ka dhunuar dhe kërcënuar tre anëtarë të familjes së tij.

Policia thotë A.Ll u prangos, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy motrave dhe të atit. Po ashtu, 30-vjeçari i kishte kërcënuar familjarët e tij me thikë.

Thika u sekuestrua ndërsa policia veproi pasi kallëzimit të një prej motrave të autorit. Ajo ka deklaruar në polici se i vëllai ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë