Gazeta Si – Pas 12 ditë kërkimesh gjendet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra, trupi i 10-vjeçarit të mbytur pasditen e 5 Prillit në lumin Fan të Mirditës.
Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të motit ekstrem nga polumbarët e RENEA-s. Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme.
Kërkimet për gjetjen e trupit vijuan për 12 ditë, ndërsa në një moment u bë edhe devijimi i pjesshëm i lumit për të kontrolluar pranë një ure ku dyshohej se mund të ndodhej trupi.
I mituri rrëshqiti dhe ra në lumë ndërsa po tentonte të merrte topin që i ra ndërsa luante. Banesa e tij ndodhej pranë lumit dhe në momentin që rrëshqiti ai nuk është parë më.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




