Ka ndodhur

Kukës/ Makina bie në liqen, humb jetën babai dhe shpëton mrekullisht i biri

Gazeta Si – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Kukës, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujërat e liqenit të Fierzës.  Në mjet udhëtonin babë e bir dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi me inicialet S.D, 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, pasagjer në mjet dhe babai i drejtuesit të mjetit me inicialet A.D.

Ndërsa ky i fundit, ka mbetur i plagosur nga aksidenti por jashtë rrezikut për jetën.

Për nxjerrjen e tyre u desh ndihma e shërbimti zjarrfikës. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë