Gazeta Si – Shoqëria civile në Vlorë, edhe këtë të diel ka dalë në protestë kundër projektit të Sheshit të Flamurit në Vlorë.
Kjo është protesta e radhës e zhvilluar nga shoqëria civile, pasi ata kundërshtojnë projektin që sipas tyre po dëmton historinë, ndërsa kërkojnë transparencë edhe për fondet publike. Kjo është protesta e tretë, por këtë të diel numri i qytetarëve ka qenë më i pakët në shesh.
“Kam ardhur si qytetar të protestoj se e ndjej që ky simbol i përbashkisë kombëtare që mblidhen shqiptarët nga katër anët dhe kremtojnë 28 Nëntorin, duhet të mblidhemi të gjithë e të protestojmë, nëse nuk reagojmë sot e trashëgimie tonë kolektive humbet çfarë do të ndodhë me të nesërmen tonë, a do ndjehet më ky shesh pjesë e kujtesës sonë kolektive si komb?”, tha një protestues.
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur më herët protestuesve, duke thënë se Sheshi i Ri i Flamurit do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane që do të nxjerrë në pah edhe objektet e historisë në atë shesh.
Projekti pritet ta rikualifikojë zonën, ndërsa një godinë 15-katëshe që shteti ia ka marrë privatit, pritet të kthehet në qendër social-kulturore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




