Ka ndodhur

Policia dhe SPAK aksion në Portin e Vlorës, 4 të arrestuar

SPAK ka ndërmarrë një aksion në doganën e Portit të Vlorës ku për 60 minuta janë shoqëruar katër persona. Rreth 15 policë kanë zhvilluar kontrolle në një kamion dhe në ambientet e brendshme të doganës.

Nuk dihet nëse operacioni ka qenë për mallrat doganore apo për ndonjë arsye tjetër.

Pritet që në vijim të ketë detaje të tjera në lidhje me aksionin e zhvilluar.

Disa ditë më parë, SPAK zbarkoi në pikën kufitare të Morinës, ku u arrestuan 31 efektivë policie për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë