Gazeta Si – Një shtetas turk është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës në Pogradec, pasi u kap duke hyrë në territorin e Shqipërisë me 4 emigrantë të paligjshëm në kamion.
Policia bën me dije se 49-vjeçari me in iniciale M.T., banues në Stamboll, kishte fshehur 4 klandestinët në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, të cilëve kundrejt shpërblimit për 4.000 euro personi, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




