Gazeta Si – Një 24-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Gjirokastër, pasi në furgonin ku udhëtonte i janë zbuluar64 emigrantë.
Policia thotë se E.I., banues në Kosovë, u ndalua në afërsi të fshatit Dervician me emigrantët e paligjshëm nga vendet e treta, të cilët po i transportonte kundrejt fitimit.
Në vijim të operacionit, pas hetimeve paraprake, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy bashkëpunëtorëve të tjerë, shtetasve F.M., 34 vjeç, banues në Kosovë dhe E.Z., 27 vjeç, banues në Kukës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular dhe 3.400 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




